Autoritetet kosovare mblidhen në ora 14:00 për masat kombëtare kundër Koronavirusit

12:59 | 9 Mars 2020
A Z

Tashmë janë shënuar dy rastet e para të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pas këtyre dy rasteve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë do të mbajë mbledhje me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti për arbresh.info, tha se në ora 14:00 do të mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset rreth masave që do të merren në luftë kundër Koronavirusit.

“Po sot do të mbajmë mbledhje me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19”,ka thënë ai.

Kujtojmë se me vendim të ministrit të infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, janë ndaluar përkohësishtë të gjitha fluturimet që vijnë nga Italia.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale