Mungesa e akademisë së Forcave të Armatosura është konsideruar një dobësi e madhe për ushtrinë shqiptare në disa vite.
Në 7 mars, festën e mësuesit, ministrja Olta Xhaçka ka bërë të ditur se në tetor, ky institucion do të presë studentët e parë, duke e konsideruar si pjesë të modernizimit dhe profesionalizmin e ushtrisë.
Xhaçka: Një nga hallkat më jetike të strukturës së Forcave të Armatosura si një institucion me rol kyç në projektin tonë për modernizimin dhe në profesionalizmin e tyre. Dhe e di shumë mirë se çfarë mungese e madhe në fakt dhe çfarë dobësie ka qenë kjo për zhvillimin e Forcave të Armatosura.
Përmes Akademisë do të bëhet e mundur të rekrutohen në forcat e armatosura individë të talentuar.
Xhaçka: Kjo është një ndër hallkat më të rëndësishme të të gjithë ngrehinës mbrojtëse dhe sigurisë në Shqipëri. Kjo do të lejojë që dhe të rekrutojmë në rradhët tona djem dhe vajza më të zotë.
Burimi i rekrutimit do të jetë nga institucionet e arsimit parauniversitar, nëpërmjet Maturës Shtetërore, si për studentët që do të dërgohen në akademitë ushtarake jashtë vendit, ashtu edhe për ata që do të ndjekin Akademinë e FA./oranews
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...