Sipas neuro-shkencëtarëve dhe ekspertëve të gjumit asnjë orar i gjumit nuk iu përshtatet të gjithëve.
Nëse shkoni në shtrat pas mesnatës dhe zgjoheni nga gjumi në orën pesë të mëngjesit për të shkuar në punë, pagjumësia mund të ndikojë negativisht në jetën tënde të përditshme.
”Krijimi i një modeli që punon mirë për rehati personale është strategjia më e mirë. Ne e dimë nga përvoja se si rezultat i takimeve të hershme apo ndryshimeve të jetesës, çdo ditë do të jetë ndryshe”, ka thënë profesori, Colin Espie, i cili punon në departamentin e neuro-shkencës në universitetin e Oksfordit.
“Është e rëndësishme që të mos mundoheni ta përshtatni gjumin me të gjitha ngjarjet sepse individë të ndryshëm mund të kenë orare të ndryshme të gjumit”.
“Disa njerëz preferojnë të zgjohen nga gjumi para se të lind dielli dhe disa të tjerë preferojnë të shkojnë në shtrat në atë kohë”, ka shtuar Espie.
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...