Klubi i madh italian, Milani pritet të njoftojë së shpejti largimin e drejtorit të tyre, kroatit Zvonimir Boban.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Boban u tha lamtumirën e tij stafit dhe lojtarëve gjatë ditës së martë.
Megjithatë, zyrtarizimi i largimit të tij ende nuk ka ardhur nga drejtuesit e Rossonerëve.
Pozicioni i Bobanit është bërë i papërballueshëm pasi nisi një sulm publik ndaj shefit ekzekutiv Ivan Gazidis lidhur me afrimin e mundshëm të trajnerit Ralf Rangnick si pasues të Stefano Piolit.
Mesazhet janë transmetuar në të gjithë Evropën midis punonjësve kryesorë të Milanit ditëve të fundit, megjithëse tani është pranuar që Boban duhet të largohet.
Largimi i tij pritet të njoftohet në ditët në vijim. /Telegrafi/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...