Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i tij bullgar, Radev zhvilluan ditën e djeshme një konferencë të përbashkët për shtyp, ku gjatë fjalës së tij, Ilir Meta falenderoi Radev-in për ndihmën e dhënë pas tërmetit.
Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjete sociale, presidenti i Republikës ndan foto me Presidentin Radev teksa ngrenë një dolli të dy së bashku.
“I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë!”, shkruan presidenti në Facebook.
“Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912.
Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim”, shton ai më tej.
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...