Ka përfunduar edhe java e 21-të në Superligën e Kosovës.
Drenica ka mposhtur Flamurtarin, ndërsa Vushtrria e Dukagjini kanë ndarë pikët, shkruan portali arbresh.info.
Drenica arriti të largohet nga zona e rënies, pasi mposhti Flamurtarin me rezultat 3 – 1.
Shillova në minutën e 14-të ndryshoi shifrat, pas dy minutave Kabashi barazoi rezultatin, kurse tre minuta para se të përfundojë pjesa e parë Shillova shënoi përsëri nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë ishte Hyseni që në minutën e 71-të vulosi fitoren.
Ndërsa dy pozitat e fundit të tabelës kanë ndarë pikët, pasi përfundoi ndeshja me rezultat të barabartë 3 – 3.
Marmullaku i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e shtatë, ndërsa pas tetë minutave Salinas barazoi rezultatin, kurse në minutën e 44-të ishte përsëri Marmullaku që ngriti epërsinë e Dukagjinit.
Në pjesën e dytë ishte Elezaj që dyfishoi rezultatin për mysafirët, ndërsa Sie ngushtoi përsëri epërsinë dhe kur mendohej se gjithçka ka përfunduar ishte Istrefi në minutat shtesë i dha një pikë vendasve./arbresh.info.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...