Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi u takua me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno dhe stafin politik, me të cilët bisedoi lidhur me situatën aktuale në Kosovë, sigurinë, situatën e komuniteteve jo-shumicë, orientimet e Qeverisë së re dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë si dhe vazhdimi i së njëjtës.
Rexhepi falënderoi Ambasadorin Kosnett për vizitën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe ndihmës që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë shoqërisë kosovare dhe të gjithë popujve të Kosovës në mënyrë të barabartë.
“Në mandatin tim, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të përpiqet të mbështesë qeveritë lokale sa më shumë që të jetë e mundur, të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e tyre, situatën në terren në secilën nga 38 komunat, me fokus në komunat multietnike, gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha ministrja gjatë bisedës me ambasadorin.
Në takim u diskutua edhe për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, respektimin e përdorimit të gjuhëve në të gjitha komunat, ofrimin e llojeve të ndryshme të mbështetjes nga USAID, si dhe krijimin e hapësirës për investimet amerikane në Kosovë.
Ambasadori Kosnett theksoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-ve për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në një jetë më të mirë në Kosovë.
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...