Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka vendosur që të bëhet hetimi i krimeve të pretenduara të luftës nga SHBA-të dhe të tjerët në konfliktin afgan.
ICC rrëzoi në ankesë një vendim të mëparshëm për të bllokuar hetimin, transmeton portali arbresh.info.
Aksionet e talebanëve, qeverisë afgane dhe trupave amerikane që nga maji 2003 pritet të ekzaminohen.
SHBA nuk është nënshkruese e ICC dhe nuk e njeh autoritetin e saj mbi qytetarët amerikanë.
Afganistani është, sidoqoftë, një anëtar i gjykatës.
Në prill 2019 një dhomë e procedurës paraprake në ICC vendosi që hetimi të mos shkojë përpara sepse nuk do t’i “shërbente interesave të drejtësisë”.
Prokurori Fatou Bensouda ka kërkuar një hetim zyrtar mbi krimet e pretenduara që nga viti 2017.
Një raport i vitit 2016 nga ICC tha se kishte një bazë të arsyeshme për të besuar që ushtria amerikane kishte kryer tortura në vendet e ndalimit sekret në Afganistan të operuar nga CIA.
Raporti gjithashtu tha se ishte e arsyeshme të besohej se qeveria afgane dhe talebanët kishin kryer krime lufte./arbresh.info/
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...