Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se Serbia po vazhdon me fushatën për ç ‘njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.

Në këtë postim të Kurtit, një koment e bëri edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger.

Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...