Sulmuesi, Harry Kane është ylli tjetër që mund të largohet nga Tottenham në verën e ardhshme.
26-vjeçari momentalisht është i lënduar, ndërsa dëshira e tij mbetet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Sipas The Telegraph, Kane do të provojë të largohet nëse skuadra e tij nuk përmirësohet se shpejti dhe të përfundojë në top katër këtë sezon.

Pavarësisht që anglezi ka shënuar 181 gola në 278 paraqitje për Spurs, ende nuk ka fituar ndonjë trofe, ndërsa arritja më e madhe është finalja e Ligës së Kampionëve, në të cilën u mposhtën nga Liverpool.
Spurs synojnë të fitojnë ndonjë trofe këtë sezon pasi nuk kanë fituar që nga viti 2008, derisa mbesin në garë për FA Cup dhe Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...