Nëse qitni vaj eterik në shampon, do të keni flokë shumë të bukur: Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë që ta zgjidhni problemin me flokët
Blerja e preparateve të shtrenjta për flokë të cilët shpesh përmbajnë përbërje të pasigurta dhe nivele kimikatesh më së shpeshti nuk i japin rezultatet e pritura
Në vend që të shpenzoni kot para dhe të rrezikoni, përdorni mjetet e mrekullueshme për flokë bukur të cilat jua dhuron natyra me bollëk.
Nëse keni problem me flokët e hollë dhe të rrallë, zbokth apo flokët ju bien shumë, provoni trukun e vjetër të verifikuar me vajra eterikë.
Po ju zbulojmë shtatë vajra eterikë, të cilët ndihmojnë te problemet e ndryshme me flokët.
Duhet që disa pika t’i shtoni shamponit tuaj dhe të jeni të durueshëm dhe së shpejti do ta shihni ndryshimin. Më së shpeshti doza është 15 pika vaj eterik në 250 ml shampon.

Mësoni cili vaj eterik është ideal për flokët tuaj:
Livanda – për mbrojtje të qimeve dhe të flokut të thatë.
Rozmarina – për rritje të shpejtë të flokut.
Trëndafili – për ta bërë flokun të shkëlqejë dhe me aromë të mirë.
Cedri – ndihmon te floku i thatë dhe rënia e madhe e flokut.
Çaji kinez (Theachinensis) – kundër zbokthit dhe për flokë që bëhen shpejt të yndyrshme.
Kamomili – kundër akneve dhe përflakjeve të kokës.
Bari i limonit – zvogëlon tajitje të yndyrës dhe parandalon flokët të yndyroren shpejt. /Telegrafi/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit