Arta Bilalli Zendeli nga radhët e Bashkimit Demokratik tha se “nuk ka nevojë për ndryshime, gjithmonë ka pasur gra në listat për deputetë të BDI-së”.
“Kemi shembull të grave politikane si kryetarja e Komunës, Teuta Arifi. Ndryshimet e fundit që ndodhën para vitit të ri, parashohim minimum 40% të jenë gra në listat zgjedhore”, tha Bilalli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo thotë se duhet të shihet në cilësi dhe jo në gjuni, megjithatë, në BDI, sipas Bilalli, ka gra që i përmbushin kushtet dhe mund të luftojnë me burrat për cilësi.
“Mendoj se partia me kujdes do të veprojë sa i përket gjinisë por edhe cilësisë në zgjedhjet kuvendare”, tha Arta Bilalli nga BDI.
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...
Enrique: Dallimi i vetëm ishte që ne shënuam tre gola më shu...
Punimet në segmentin Dollc-Zahaq, kompania ka një lutje
Guardiola pas humbjes në Madrid: Shanset për përmbysje janë ...
Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin pub...
Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradoh...