Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një përgjigjeje zyrtare lidhur me deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se presidenti duhej t’i raportonte Kuvendit para se të shkonte për vizitë në SHBA, ka thënë se Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme dhe që nga dhjetori i vitit 2019 i është kërkuar Kuvendit që të organizojë seancë, që presidenti t’i drejtohet deputetëve.
“Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që presidenti kërkon t’u drejtohet deputetëve. Po ashtu, presidentit Thaçi i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit, shkruan arbresh.info.
Së fundi, presidenti, Hashim Thaçi, ka kërkuar t’i drejtohet deputetëve në lidhje me takimet në Uashington, gjatë kësaj jave./arbresh.info/
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...