Pak javë më parë në emisionin “Top Talent”, aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi, konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë. Ajo po kalon periudhën më të ëmbël të jetës në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur. Me një mimikë të ëmbël në fytyrë dhe e veshur me një kostum sportiv, Jonida ka pozuar në dëborë.

Edhe para pak ditësh moderatorja publikoi një foto nga puntata e “Top Talent”, ku ndonëse ishte veshur me xhaketë, sërish binte në sy barku i rrumbullakosur.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...