Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka qenë i ftuar në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Kelmendi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe më gjerë.
Gazetari ka thënë se është momentum i mirë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë pasi Administrata Trump e ka në prioritet shumë më lart Ballkanin në krahasim me atë të Obamës, përcjell Telegrafi.
Ai duke komentuar vizitën e Ramës në Rusi dhe konferencën e përbashkët me Lavrovin, ka thënë se “është ndër lajmet më të mira që kemi dëgjuar tash e një kohë të gjatë”.
“Ne kemi një prononcim të njeriut kryesor të politikës së jashtme të Rusisë dhe dorës së djathtë të Putinit i cili tha diçka që ka peshë shumë të madhe: “Në qoftë se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje, Rusia do ta përkrahë”. Kjo është më e madhja që ne mund të presim”.
Publicisti thotë se mesazhi tjetër që erdhi nga Rusia ishte që kjo e fundit nuk ka synime të përfshihet direkt në bisedime siç kishte vepruar në Rambuje apo proceset tjera.
“Besoj se edhe Serbia po e sheh që Kosova s’mund të kthehet brenda saj. Kjo është një telashe që edhe Serbisë po i krijon probleme dhe nuk po e le të ecë para. Edhe nga Rusia nuk është parë si një investim i madh pasi nuk po insistojnë që Kosova të mbetet nën sferën e ndikimit të saj duke ditur se jemi 95 % shqiptarë”, tha ndër të tjera Adriatik Kelmendi.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës