Reperja e njohur Loredana Zefi, është një nga personazhet më të ndjekur shqiptarë në rrjetet sociale.
Ajo numëron plot 2.6 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, shkruan portali abresh.info
Shpesh, reperja e cila jeton dhe vepron në Zvicër ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Lori mbrëmë ka marrë pjesë në eventin “Swiss Music Awards”, ku edhe mori një trofe, ajo triumfoi në kategorinë “Best Breaking Act”, po ashtu performoi në skenën gjigante të atij eventi ku mori gjithë vëmendjen e publikut.

“Swiss Music Awards” është eventi më i madh muzikor që organizohet në Zvicër, ku artistët shpërblehen për punën e tyre.
Kujtojmë se, Loredana ka qenë shumë e përfolur edhe në jetën e saj private, që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, reperi Mozzik. /abresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...