Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar.
Në takim, ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ofron për Kosovën, dhe njëherit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e caktuara me qëllim që të avancohet përpara agjenda me prioritetet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Ambasadori Sakar, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përvojat më të mira nga Turqia për të ndihmuar Kosovën dhe institucionet e saj në arritjen e progresit të kërkuar.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...