Shkencëtarët janë duke punuar për zbulimin e një vaksinë kundër koronavirusit.
Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit është duke provuar krijimin e një vaksinë por ajo merr kohë disa muaj deri në testimin e saj dhe ndoshta më shumë se 1 vit derisa vaksina të jetë e gatshme për pacientët shkruan arbresh.info
Zyrtarët amerikan informuan senatorët të martën për koronavirusin dhe thanë se një vaksinë kundër këtij virusi merr të paktën 12-18 muaj.
Ndërkohë firma bioteknike amerikane, Moderna ka dërguar një vaksinë eksperimentale të koronavirusit tek studiuesit e qeverisë amerikane vetëm gjashtë javë pasi filloi të punojë për imunizimin.
Testimet fillestare të vaksinës së mundshme mund të fillojnë në prill por procesi i testimit dhe miratimit do të zgjasë së paku 1 vit./arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...