Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis e ka përgëzuar Kurtin zgjedhjen e tij si kryeministër.
Ai i ka uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.
Në urim shkruan:
I nderuar z. Kurti,
Dëshiroj të ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër, dhe ju uroj çdo sukses!
Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives Evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Jug-Lindore.
Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë