Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra e Rinisë në Ferizaj organizuan panairin karrierës në promovimin shkollave profesionale. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “One For All” mbështetur nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, programi Yes (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional), e në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
Promovimi i shkollave profesionale ishte qëllimi i panairit të sotëm që u organizua në Ferizaj. Në këtë panair të karrierës, nxënësit e shkollave profesionale të Ferizajt ekspozuan punime të ndryshme të cilat i praktikojnë në këto shkolla.
Përfaqësuesja e GIZ-it, znj. Julia Becker, tha se GIZ-i gjerman që 20 vite operon në Kosovë me projekte të ndryshme të cilat kanë për qëllim aftësimin dhe punësimin e të rinjve.
GIZ-i është aktiv dhe mbështetë Kosovën që 20 vite dhe do të vazhdojmë të jemi aktiv këtu. Projekti i sotëm është rezultat i aktiviteteve të shumta që kemi realizuar në Ferizaj me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, Sektorin e Rinisë dhe akterët e tjerë. Jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet dhe të arriturat e projekteve që kemi realizuar në Ferizaj. Nuk mundem të parashikoj se çka do të ndodhë më tutje, por me siguri që do të vazhdojmë të jemi aktiv në Kosovë”, tha Becker.

Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...