Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Scott, sot kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.
Përpos kryetarit të qytetit Sioux City, në ceremoninë e organizuar nga ky qytet, të pranishëm ishin edhe ushtarakët, policia e shtetit, zjarrfikësit dhe të zgjedhurit e popullit.
“I dashur kryetar Scot, më lejoni t’ju falënderoj shumë për keto takime tona në vendin tuaj Sioux City. Faleminderit, po ashtu, për mbështetjen sot e shumë vite më herët. Njerëzit e kombit tuaj mbështetën kombin tonë në kohë të vuajtjes së luftës dhe kohën e paqes. Faleminderit që e keni mbështetur komunitetin e Gjilanit si dhe komunitetet e ndryshme ne Kosovë, në kultura dhe edukime te ndryshme”, ka thënë kryetari Haziri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe përvojave të tjera profesionale. Në këtë dokument që sot po e nënshkruajmë, pra binjakëzimin e qyteteve tona për bashkëpunim në shumë fusha, e që nënkupton për bashkëpunim të gjeneratave të reja e fermerëve. Gjilani është zonë tipie agroindustriale dhe fermerë të mirë, të cilëve do t’iu dalim në ndihmë”, ka shtuar Haziri.
Ndërkaq, kryetari i Sioux City, Bob Scott, theksoi se marrëveshja e binjakëzimit, përkthehet në bashkëpunim në shumë sektorë, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve, njofton Komuna e Gjilanit.
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...