Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski me urdhër të Gruevskit marshoi kundër drejtësisë”.
Nga LSDM thonë se partia e Hristijan Mickoski dhe ai me urdhër nga Budapesti sonte kanë marshuar që drejtësia të mos e prek shefin e tyre Gruevskin dhe të gjithë funksionarët e tyre që presin përgjegjësi për krimet e tyre të kryera, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ekzekutuesi Mickoski sonte pranoi se dhimbja më e madhe e tij është Ligji për Prokurori Publike që siguron vazhdimin e të gjitha lëndëve, e që është themel i ndërtimit të një gjyqësia dhe prokurorie të pavarura. Pasi që nuk ia dolën me bllokimet dhe kërcënimet në Kuvend, Mickoski sonte marshoi për padrejtësi, kundër përgjegjësisë dhe kundër gjyqësisë së pavarur”, shprehen nga LSDM.
Ata thonë se lufta për amnistimin e krimit të tyre nuk mund të jetë luftë për drejtësi.
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel