Edhe nëse pjesa më e madhe e njerëzve e kanë kollaj një çaj Lipton, kjo është një zgjidhje klasike nga e cila mund të shkëputesh për të gjetur një më natyrale.
Mentja dhe nenexhiku janë bimë që e bëjnë çajin më të freskët dhe më të shëndetshëm. Në të gjitha shtëpitë njihet si ilaçi që qetëson çdo lloj ankese, si tretjen e ushqimit, të vjellat, por edhe problemet me zorrët, ka efekt qetësues, madje edhe e ndihmon trupin të freskohet dhe të mos djersijë. Përveç kësaj, mentja është një bimë e ëmbël dhe ka aromë si çamçakëz me mente. Këshillohet sidomos për njerëzit që nuk pijnë shumë ujë, sepse i mban për një kohë të gjatë të hidratuar.

Përbërësit (për 4 persona)
4 degë nenexhik i freskët
2 lugë gjelle mente e grirë (nëse nuk ke të thatë, edhe të freskët – opsionale)
1 lugë gjelle mjaltë
2 feta limoni, (1/2 limon)
Në 500 ml ujë të freskët, hidh përbërësit e mësipërm. Përzieji bashkë për disa minuta. Hidh gjethet e mentes, shtypi me lugë për të nxjerrë aromë, por edhe lëngje, dhe lëri ashtu për 5 minuta të tjera. Fute në frigorifer ose shërbeji me akull, duke e zbukuruar gotën me një copë limoni dhe degëz nenexhiku.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...