Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling është i gatshëm për të luajtur kundër Real Madridit në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Spanjës këtë të mërkure është mysafirë i Real Madrid dhe synon ta fitojë ndeshjen në mënyrë që të jetë me rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese.
Mirëpo, ka pasur shqetësime se Sterling mund të mungojë për përballjen në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.

Por, trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se anglezi do jetë në gjendje të luaj se bashku me Aymeric Laporte.
Ky i fundit ende nuk ka luajtur për 90 minuta që prej rikthimit nga lëndimi.
Sipas raportimeve edhe mesfushori Leroy Sane mund të përfshihet në skuadër, pasi e ka lënë pas lëndimin që ka pësuar në shtator./arbresh.info.
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup