Çiklistët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë, që vjen edhe si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit.
Përveç kushteve minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së dobët për komunitetin e çiklistëve, çiklistët tani përballen edhe me ajër të pashëndetshëm pasi në kushte të tilla të cilësisë së dobët të ajrit nuk rekomandohet të çiklohet.
Me këtë rast, shqetësimin e tyre, çiklistët sot do ta shprehin me një marsh.
Organizatorët thonë se marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin pra të biçikletës.
Çiklistët do të nisen në ora 12:00 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në hyrje të Prishtinës ndërsa marshi i tyre përfundon te parku i Gërmisë.
Trajektorja e marshit ka gjatësi prej 7 km, ndërsa i gjithë aktiviteti mbahet në kuadër të projektit “Çiklo sigurt Prishtinë”.
Projekti “Çiklo sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Oënership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina.
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...
GO+ Peja largon dy lojtarë dhe ndihmëstrajnerin