Në një ngjarje të paprecedent, kryeministri italian Giuseppe Conte ka bërë të ditur se të gjitha ngjarjet sportive në zonën e Lombardisë dhe Venetos janë suspenduar, për shkak të shpërndarjes së koronavirusit.
Në këtë vendim të kryeministrit italian përfshihen edhe tri ndeshje e nesërme të Serisë A: Verona vs Cagliari, Atalanta vs Sassuolo dhe Inter vs Sampdoria.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri italian Conte, i cili e mbajti një konferencë për shtyp në orët e vona të së shtunës.
Më herët veçse ishte bërë e ditur se 42 ndeshje në ligat e të rinjve dhe amatore ishin shtyrë, përderisa të njëjtin fat e kishte pasur edhe përballja e Serisë B mes Ascolit dhe Cremoneses.
Të dyja regjionet do të mbahen në karantinë, pasi që edhe shkollat dhe zyrat janë mbyllur, shkaku i rritjes së shpejtë të rasteve me koronavirus.
Në Itali tashmë kanë vdekur dy persona shkaku i koronavirusit, ndërsa edhe 79 persona të tjerë janë diagnostikuar me këtë sëmundje ngjitëse dhe potencialisht vdekjeprurëse.
47 raste janë identifikuar në Lombardi, 17 në Veneto, dy në Emilia-Romagna, dy turistë kinezë në Lazio dhe një në Piedmont.
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...
GO+ Peja largon dy lojtarë dhe ndihmëstrajnerin