Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për largimin nga puna të punonjësve të administratës publike.
Në Podujevë ku po bëhej promovimi i kandidatit të PDK-së Naim Fetahut për kryetar Komune, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij ka qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk ka larguar njerëz nga puna.
“Nuk është qeverisje e mirë ajo e cila vetëm mundohet ta mashtrojë qytetarin e vet. Përveç fjalëve duhet pasur edhe vepra sepse veprat janë ato që mbesin. Stuhitë e largimit të njerëzve prej punës nuk janë të mira. Lehtë është të largohen njerëzit nga puna”.
“Rasti konkret është bashkëluftëtari ynë që është larguar nga puna – drejtori i Doganës, Bahri Berisha. Pse me largu?. Nuk duhet të largohen shqiptarët prej punës. Kemi qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk kemi larguar njerëz nga puna. Jemi munduar me qenë afër secilit qytetar të Kosovës”.
Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hetimet e reja për vrasjen e Auron Thaçit, i riu që u vra ti...
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...