Për Borussia Dortmundin përballja kundër Werder Bremen, vlen më shumë se tre pikë.
‘Milionerët’ do të udhëtojnë drejt ‘Weserstadion’ me synimin për të marrë pikët e plota nga ndeshja ndaj Werder Bremen, por sytë e tyre do të jenë edhe te lojtari më i mirë i kësaj skuadre, Milot Rashica.
Ylli nga Kosova po mahnit me paraqitje në elitën e futbollit gjerman, edhe pse skuadra e tij po kalon momente jo të mira, duke kërkuar mbijetesën.
Në Gjermani raportohet se drejt Werder Bremen janë duke vërshuar oferta për shërbimet e 24 vjeçarit nga Vushtrria. Së fundi, u përmend edhe Liverpool, me trajnerin Jurgen Klopp që prej kohësh po vëzhgonte lojtarin.
Klauzola e Rashicës prej 38 milionë euro për skuadrat jashtë kampionatit gjerman, ia bën më të vështirë Liverpoolit finalizimin e këtij transferimi, gjë e cila e favorizon në mase të madhe kundërshtarin e Werder Bremen sot, Borussia Dortmund.
Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre tashmë ka piketuar Rashicën si zëvendësimin ideal të Jadon Sanchos, i cili në verë do të largohet, për t’u rikthyer në Premierligë.
Qëndrimi, shpejtësia dhe saktësia para portës, bëjnë që Dortmund të mos heq dorë nga Rashica, që e kërkon në skuadër për sezonin tjetër, për t’i krijuar një partneritet me Erling Haaland.
Dhe sot (e shtunë), Milot Rashica me një paraqitje të mirë, do të kalonte përfundimisht testin që do t’ia ndryshojë përgjithmonë karrierën.
Ndeshja mes Werder Bremen dhe Borussia Dortmund luhet me fillim nga ora 15:30.
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...