Në ordinancën specialistike të Ortopedisë në QKUK, qytetarët detyrohen të presin për orë të tëra për një kontroll. E gjitha kjo si pasojë që në vendin e punës ishte vetëm një doktor, paraditen e sotme.
Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se njeri nga pacientet nga mos durimi i pritjeve të gjata i ka bërtitur doktorit Nderim Salihaj.
“Ku janë doktorët tjerë”, është shprehur i mllefosur një pacientë i shoqëruar nga një grua, që më pas refuzuan të trajtoheshin.
Gjithashtu ka pasur pacient që kanë “kërcënuar” se do të thërrasin edhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitija, për neglizhencën e doktorëve.
Arbresh.info ka kontaktuar Drejtorin e Ortopedisë, Ridvan Krasniqi, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, por ai nuk ishte në dijeni për asgjë.
“Është e pasaktë informata, dhe nuk kam asnjë informacion se ndonjë pacient ju ka vërsul doktorit, dhe nuk qëndron se punon vetëm një doktor, sepse ka mjek të mjaftueshëm çdo dit mjekët e kanë të caktuar kush ka me punua”, ka thënë ai./arbresh.info/


Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...
GO+ Peja largon dy lojtarë dhe ndihmëstrajnerin