Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta.
Me rastin e shënimit të 75-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë dhe pasardhës të Heroit, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta.
Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.
Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile.
Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare, organizohet një akademi përkujtimore për heroin dhe komandantin Shaban Polluzha dhe luftën e tij çlirimtare për Kosovën dhe trojet shqiptare.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë