Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot një ekip të FMN-së të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri i parë Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.
Po ashtu, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020. Zëvendëskryeministri Hoti siguroi z. Di Bella se Qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.
Nga ana e tij, z. Di Bella përgëzoi z. Hoti për emërimin e tij si Zëvendëskryeministër, diskutoi punën e përbashkët në vijim, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e madh mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...