Ylli i Barcelonës, Lionel Messi insiston se nuk është befasuar nga rekordi i Cristiano Ronaldos te Juventus.
Portugezi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi ndërsa këtë sezon ka arritur shifrën e 24 golave, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i befasuar pasi e cilëson grabitqar Ronaldon.

“Është normale që vazhdon të shënojë, është sulmues grabitqar, e do shënimin e golave dhe ditët që vazhdon të luajë do shënojë”.
“Ka shumë cilësi të mira në sulm dhe ia del t’i konkretizojë”, deklaroi Messi.
Këtë sezon Messi ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje ndërsa gjatë karrierës ka shënuar 622 gola për klubin blaugranas./arbresh.info.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...