Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih është takuar edhe me filantropistin Alexander Soros, djalin e George Soros.
Ishte vetë Sorosi ai që ka publikuar një fotografi me Kurtin duke thënë se kishte një takim të shkëlqyer me të parin e ekzekutivit kosovar, njofton Klan Kosova.
“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. #MSC2020”, ka shkruar ai.
Alexander Soros është nënkryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe një nga Drejtuesit e Rinj Global të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2018.
Ndërkaq, babai i tij George Soros është pronari i fondacionit “Shoqëri e Hapur” që promovon politikat liberale e demokratike në vendet me demokraci të re, por akuzohet nga kritikët se me anë të ndërhyrjeve të tij merr kontrollin e politikës për qëllime të tjera të padeklaruara.
Ai është i akuzuar nga qeveria aktuale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndikim pro-demokrat.
https://www.facebook.com/Alexandersorospublic/photos/a.482314728597548/1499385363557141/?type=3
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...