Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike./arbresh.info/
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...