Për të dytën herë janë thyer zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Këtë është bërë e ditur përmes një komunikate.
Ndryshe nga hera e kaluar, më 06.12.2019 kur u vodhën pajisje me vlerë të organizatës, kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.
Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme. AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale.

Organizata fton organet kompetente që t’i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit.
AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë./arbresh.info/

Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...