Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Viti, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, transmeton arbresh.info.
“Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. / arbresh.info./
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...