
Liverpool manager Jurgen Klopp during the Premier League match at Carrow Road, Norwich.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se mund të ndodhin gabime në përballjen ndaj Atletico Madrid.
Gjëja e mirë për “Reds” është se Atletico është në formë jo të mirë sepse është eliminuar nga Kupa e Mbretit derisa renditën në pozitën e pestë në tabelë.
Mirëpo, tekniku gjerman ka thënë se nëse nuk punojnë shumë nuk do ia dalin të kualifikohen, transmeton portali arbresh.info.

“Të luajmë ndaj Atleticos do jetë një ndër gjërat më të vështira në botë. Nëse punoni shumë atëherë kemi shans. Por nëse nuk e bëjmë këtë gjë, nuk kemi shanse”.
“Kur nuk je tërësisht i koncentruar, të afrohen me dy ose tre lojtarë dhe kundërsulmojnë. Nëse nuk jemi të fokusuar dhe luajmë sulmues, nuk do arrijmë të gjuajmë sepse e mbyllin qendrën shumë mirë”, deklaroi ai.
Kujtojmë që përballja e zjarrtë zhvillohet në “Wanda Metripolitano” dhe nis në orën 20:45./arbresh.info
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...