Profesori i Universitetit të Washingtonit, John Hopkins, Daniel Serwer, beson se Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.
“Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Nuk jam i sigurt se Beogradi është gati për këtë, megjithëse unë mendoj se Kurti po e kërkon me të drejtë. Nuk pres ndonjë ndryshim domethënës në marrëdhëniet midis dy palëve deri në fund të zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi”, tha ai për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpol dhe UNESCO, Serwer tha se ishte “mjaft i pasigurt, duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë”.
Ndërkaq, me rastin e përvjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës që shënohet sot, njohësi i çështjeve të Ballkanit tha se nuk ka shumë vende që kanë arritur më shumë gjatë dymbëdhjetë viteve të ekzistencës
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...