Kosova shënon 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë organizuar aktivitete të ndryshme për nderë të përvjetorit.
Po ashtu, lider dhe zyrtarë të ndryshëm kanë uruar për këtë ditë.Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, ka uruar qytetarët për këtë ditë.
Ai në një publikim në profilin e tij në rrjetin social, në facebook ka shkruar se për këtë ditë u bë sakrificë e madhe.
Publikimi i plotë i Istrefit:
Urime Dita e Pavarësisë!
Sot bëhen 12 vjet që vendi ynë feston shpalljen e pavarësisë.Lavdi e nderim atyre që ranë për këtë ditë të madhe.
Kosova, shteti im, i qytetarëve të lirë, fëmijëve të mi, familjes time dhe gjithë atyre familjeve që dhanë bijtë dhe bijat për më të shtrenjtën liri, ka lindur për të qëndruar përgjithmonë e lirë.
Urime!
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...