Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka paralajmëruar sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotelli i cili nuk është duke kaluar në një formë të mirë me klubin Anglez, me të cilët nuk është duke luajtur rregullisht.
Ndërsa Bonucci ka thënë se Balotelli duhet të punojë shumë që të ftohet në kombëtaren Italiane nga trajneri Antonio Conte.
Balotelli ende nuk është paraqitur nën drejtimin e Contes, edhe pse ishte ftuar në Nëntor ai nuk kishte luajtur. Ai që nga ndeshja e fundit ne Kampionatin Botëror në Brazil kundër Uruguajit nuk ka luajtur në ekipin e Italisë.
Bonucci ka thënë: “Mario nuk është në një periudhë të mirë të karrierës së tij. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm në Euro 2012. Ai është i mirëseardhur në këtë ekip, por ai duhet të jetë pjesë e ekipit dhe ky ekip është shumë i përkushtuar pas punës së madhe”.
Italia në ndeshjen e radhës do të përballet me Bullgarinë për një kualifikim në Euro 2016 në Francë.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...