Me urdhër të një gjykate gjermane, policia e këtij shteti i arrestoi 12 persona nën dyshimin për përfshirje në një komplot të së djathtës ekstreme për përmbysjen e rendit politik përmes sulmeve të shënjestruara.
Katër persona u arrestuan nën dyshimin për themelimin e një organizate terroriste të së djathtës ekstreme në shtator të vitit të kaluar, ndërsa tetë të tjerët për ofrimin e përkrahjes financiare për ta.
Prokurorët gjermanë thanë se personat e arrestuar ishin duke planifikuar sulme kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Përkrahja për grupet e së djathtës ekstreme në Gjermani është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme, sidomos në pjesën lindore të Gjermanisë, e cila dikur qeverisej nga sistemi komunist.
Personat e arrestuar, që janë të moshës nga 20 deri në 50-vjeçare, e kishin formuar grupin e quajtur “Der harte Kern” (“Bërthama e fortë”), raportoi gazeta “Welt am Sonntag”, duke shtuar se ata janë arrestuar në gjashtë rajone të ndryshme.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...