Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se nuk do të rikthehet asnjë lojtarë për përballjen me Chelsean.
“Djajtë e Kuq” që nga afati dimëror janë në mungesë të McTominay dhe Axel Tuanzebe të cilët janë duke u stërvitur, por tekniku norvegjez ka konfirmuar se nuk do luajnë, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk mendoj se asnjë nuk do kthehet për ndeshjen me Chelsean. Sepse Scotty, Axel, Tim nuk kishin kohë për të na u bashkuar, andaj nuk janë gati. Dhe Pogba nuk është gati”, deklaroi ai për Goal.
Lojtarët e tjerë të cilët do mungojnë janë Lee Grant dhe Marcus Rashford, ky i fundit ka mundësi të mos rikthehet në fushën e blertë deri në fund të marsit.
Përballja mes Chelseas dhe Manchester United do të zhvillohet nesër në “Stamford Bridge” në ora 21:00./arbresh.info.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...