Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me rastin e gardianit i cili u kap duke tymosur marihuanë, përderisa ishte në krye të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se e dënon fuqishëm këtë veprim, përderia u ka bërë thirrja organeve kompetente për ndërmarrjen e masave të menjëhershme.
“Mbrëmë u njoftova se një zyrtar korrektues i Burgut të Sigurisë së Lartë, është zënë me substanca narkotike. E dënoj fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërras për ndërrmarjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë. Mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten”.
Haxhiu theksoi se kontrabanda në qendrat korrektuese do të ndëshkohet, sidomos kur pjesë e saj janë zyrtarët korrektues.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot