Trajneri suedez, Sven-Goran Eriksson ka lavdëruar punë e mirë që është duke bërë qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk.
Holandezi momentalisht është mbrojtësi më i mirë në botë fal përformancave të mrekullueshme për “Reds”, transmeton portali arbresh.info.
Eriksson në një intervistë për The Times, ka thënë se Van Dijk nuk është nga kjo botë.

“Ky Liverpool ka gjithçka dhe gjëja më e mirë që kanë bërë është blerja e Van Dijk. Nëse ke Van Dijk mund të bësh çfarë të duash, është jashtë kësaj bote”, deklaroi ai.
Van Dijk u transferua në “Anfield” në vitin 2018 dhe që prej asaj kohë ka qenë ‘zemra’ e mbrojtjes.
Këtë sezon ka qenë i pranishëm në 35 ndeshje duke shënuar katër gola dhe kontribuar me një asistim./arbresh.info.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje