Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues R.J me detyrë në Portën 0 është ndalur nga zyrtarët tjerë me detyrë në të njëjtin vend, të cilit i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike. R. J, i është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanes.
Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës. Me urdhër të prokurorit,
R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim. Ndaj të njëjtit, SHKK ka iniciuar procedurat për pezullim nga vendi i punës. Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...