Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin gjeneral të çështjeve politike dhe atyre të jashtme në Komonuelthin e Britanisë, Richard Moore.
Ky i fundit përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kurtit i ka uruar zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit.
Ai po ashtu ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë.
“Takim i mirë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. E urova atë për qeverinë e re dhe po ashtu diskutuam për nevojën e ringjalles së dialogut me Serbinë. Asnjë mik më i mirë për Kosovën se Britania”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
Kurti ndërkaq në Mynih të Gjermanisë në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar edhe disa takime tjera, por jo me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell.
Nuk dihet nëse arsye për këtë është qëndrimi i Kurtit që në vend të taksës, Serbisë t’i vendoset masa e reciprocitetit, vendim ky që po kundërshtohet me të madhe nga SHBA-të.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...