Ish-oficeri i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, njëherësh edhe komandanti në luftën e Koshares Hisen Berisha, në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur në vitin 1994 ishte shpallur si student i dalluar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ai po ashtu, në dedikimin e tij që i ka bërë Universiteti të Prishtinës, ka shkruar se në këto 50 vite të sistemit të lartë Universitar, e ruan kontributin e tij si student.
Ky është postimi i tij në Facebook:-
“Dedikim në 50 vjetorin e UP!
Profesorët e Universitetit dhe administrata drejtuese, janë heronjtë e mbijetesës së arsimimit universitar në kushtet e okupimit!
Sa një komb është i arrirë, matet se sa vite ka universitet. Siç e kemi arsimin, di ta kemi nesër kombin.
Në këto 50 vite të sistemit te lartë arsimor Universitar, ruaj një periudhë edhe të kontributit tim studentor. Dhe jo vetëm.
Nga përvjetori i 20-të deri në përvjetorin e 24-të, lash gjurmën time në këtë “armë” që e fundosi njëherë e përgjithmonë krijesën famëkeqe Jugosllavinë dhe shembi të keqen më të madhe të shekullit XX që u ndodhi shqiptarëve, komunizmin.
ZOTI PARA NE MBRAPA FITORJA ESHTE JONA-327”./Arbresh.info
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2476773985920244&set=a.1416457565285230&type=3&theater
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...