Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot, ka arritur në Doha, ku po qëndron me ftesë të Federatës së Futbollit të Katarit.
Numri një i FFK-së, Ademi në aeroportin e Dohas është pritur nga zyrtarët e FF të Katarit si dhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti, derisa më pas në selinë e Federatës së Futbollit të Katarit është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave nga nënkryetari i FF të Katarit, Saoud Al Mohannadi (që është edhe nënkryetar i Konfederatës Aziatike) dhe nga presidenti Ademi.
Ky memorandum përmban shumë fusha të bashkëpunimit, nga të cilat do të përfitojë futbolli i Kosovës, si në aspektin sportiv edhe në atë menaxherial dhe të marketingut.
Presidenti Ademi, sonte, do të jetë mysafir special i FF të Katarit në ndeshjen e Superkupës së Konfederatës së Azisë ndërmjet skuadrës nga Egjipti, Zamalek dhe asaj nga Tunisi, Esperance, derisa nesër presidenti Ademi do ta vizitojë institutin e sporteve të Katarit dhe institutin e mjekësisë sportive.
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia