Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka informuar agjentin, Jorge Mendes të kërkojë skuadër të re për sezonin e ardhshëm.
35-vjeçari sezonin e kaluar shkëlqeu te “Zonja e Vjetër” duke fituar Seria A ndërsa ka shënuar 51 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në 71 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, Ronaldo dëshiron largimin nga Juventus, ndërsa ekzistonte mundësia që mund të rikthehet në Real Madrid, por “Los Blancos” nuk duan ribashkimin.
Juventus këtë sezon është duke luftuar për të gjitha trofetë më të mëdha duke përfshirë Seria A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, sot (e enjte) do përballet me AC Milan në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë./arbresh.info.
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...