Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urim nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.
Në urim thuhet:
I nderuari Kryeministër,
Kam kënaqësinë që t’ua përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të mira për sukses në këtë post të shquar.
Zvicra dhe Kosova kanë lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Gjithashtu, dy vendet tona kanë interesa të përbashkëta, veçanërisht në lidhje me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Zvicra është e angazhuar në arritjen e këtyre objektivave të rëndësishëm. Kjo reflektohet nga një gamë e gjerë e programeve të bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes në të cilat vendi im është i angazhuar që prej shumë vitesh. Mezi pres të kemi bashkëpunim të frytshëm me Kosovën.
Ju lutemi pranoni, z. Kryeministër, konsideratat e mia më të larta.
Simonetta Sommaruga
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër